sabato 14 novembre 2009

Parashikimi per dimrin ne Shqiperi dhe Europe.

Ne pergjithesi temperaturat e dimrit dhe se si do te jete ai,parashikohen ne saje te vleres te quajtur PDO(Pacific Decadal Oscillation).Kjo vlere tregon temperaturen e Oqeanit Paqesor i cili ndikon drejtperdrejte ne temperaturat dhe sasine e rreshjeve te dimrit ne hemisferen veriore.Si fillim le ti hedhim nje sy vlerave mujore te PDO nga vitet 1900 deri ne ditet e sotme.Shohim qe kemi nje ulje te ndjeshme te kesaj vlere çka me ben te besoj qe dimri do te jete i ftohte.Jemi ne fillimet e nje periudhe qe do te karakterizohet nga dimra te ftohte dhe me rreshje te shumta.Vlerat e PDO ne 2-3 dekadat ne vijim do te jene te njejta me ato te intervalit nga vitet 1950-1970,sic mund ta veme re qarte edhe nga figura e mesiperme.

Dimri me i afert me te cilin mund te verejme disa te perbashketa me kete qe po vjen eshte ai i vitit 1998.Ne vitin 1998 kishim nje Nentor me te ngrohte se zakonisht me nje temperature mesatare 11°C,nderkohe qe normalja per Nentorin ne Tirane eshte 9°-10°C.E njejta gje po ndodh edhe me Nentorin qe po kalojme.Ky Nentor ka qene edhe me i ngrohte se ai i vitit 1998.
Ne vitet ku vjeshta eshte me e ngrohte se zakonisht kemi nje dimer shume te ftohte.

Temperaturat do te fillojne te bien gradualisht rreth dates 24-25 Nentor.Dhjetori do te kete nje temperature mesatare 4-5°C,pra deri ne 3° grade me te ulet se temperatura mesatare e Dhjetorit ne Tirane.Rreth Krishtlindjeve masa te ftohta nga Arktiku do te depertojne direkt ne Ballkan.Gjate kesaj periudhe do te rritet sasia e rreshjeve kryesisht e atyre te debores,dhe kuota e tyre do te arrije deri ne nivelin e detit.
Masat e ftohta te ajrit qe do te ndodhen ne Europen Qendrore dhe ate Jug-Lindore,do te behen me te ftohta me kalimin e kohes.


Gjithashtu ky dimer do te kete sasi me te medha rreshjesh ne krahasim me dimrat e tjere.Tani eshte koha te flasim rreth debores.Per te gjithe Europen ky dimer do jete nje mrekulli per sa i perket fushes se skive.Do te kemi sasi debore mbi normalen ne shumicen e Europes.
Por gjithashtu kemi dhe nje surprize per Tiranen.
Meteorologu i AccuWeather,Joe Bastardi,i pyetur nese ky dimer do te sjelle bore edhe ne kryeqytetin shqiptar,Tiranen,na thote se ne kete dimer ka nje shans te madh per debore ne kryeqytetin shqipetar duke qene se do te kemi rreshje me te shpeshta dhe temperatura me te uleta,duke sjelle qe Janari,muaji i ftohte te kete nje temperature mesatare prej 2-3°C.


E pra te dashur miq,kaq kishim edhe per t'ju thene rreth parashikimit per dimrin 2009-2010.
Do t'ju luteshim qe te na drejtoheshit per cdo pyetje qe mund te keni.Do t'ju pergjigjemi sa me pare te jete e mundur.

Ju faleminderit per leximin e artikullit!





Nessun commento:

Posta un commento